Dhuna “fiton” derbin ndaj Partizanit e Tiranës, kreu i Superligës i takon Egnatias
8 kartona të kuq, përplasje në shkallët e stadiumit dhe në fushë, kjo ishte panorama e klasikes Partizani-Tirana në Superligë. Ndeshja u mbyll pa fitues, ndërsa klubi i kuq fajësoi për situatën policinë e shtetit.
Kurrësesi nuk mund të konsiderohet futboll, madje dhe në ndeshje boksi veprimet janë të moderuara, por në klasiken e futbollit shqiptar mes Partizanit dhe Tiranës përplasjet u kthyen në kryefjalë. Në këto pamje të filmuara përpara nisjes së duelit, tifozët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin dhe ndërhyrja e vonë e policisë bëri që të kishte edhe të lënduar, madje edhe arrestime. Për këtë situatë, Partizani nëpërmjet një njoftimi fajësoi policinë e shtetit, duke pohuar se refuzuan t’i përgjigjen kërkesës së klubit.
Ndeshja nisi me 30 minuta vonesë dhe vetëm futboll që nuk prodhoi, pasi dhuna do të bëhej pjesë edhe në fundin e lojës, por këtë herë mes lojtarëve dhe stafeve teknike. 8 kartona të kuq në përfundim u dhanë nga gjyqtari i takimit, i cili u kujdes vazhdimisht të mos lejonte lojën e ashpër. Sa i përket rezultatit, u mbyll 1-1 me golat e Ernest dhe Sembene.
Superliga vijoi me përballjet e tjera, ku Egnatia fitoi ndaj Elbasanit dhe Vllaznia mundi Bylisin. Rrogozhinasit qëndrojnë në krye të klasifikimit me 45 pikë, 2 më tepër se shkodranët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vllaznia pret Egnatian, trajneri Bradric vlerëson Tetovën dhe të tijët
- Java e 22-të e Superligës, Egnatia rikthehet në krye të klasifikimit
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër