Supervullkani rrezikon Islandën, ekspertët: Dyshime se magma ka depërtuar nën qytet
Më shumë se 590 tërmete janë regjistruar në Islandë, që prej mesnatës deri në pasditen e së hënës. Vendi po përgatitet për një shpërthim të madh vullkanik, i cili mund të ndodhë “brenda pak orëve ose ditëve”, njoftojnë autoritetet.
Tërmetet deri më tani kanë prekur qytetin port të Grindavik. Gjatë fundjavës, autoriteti rrugor islandez mbylli të gjitha rrugët brenda dhe përreth qytetit, të cilat tashmë po shfaqnin çarje të mëdha. Popullsia ka shprehur frikë për të ardhmen e vendit.
“Kjo është një situatë e tmerrshme, por unë po përpiqem të ruaj qetësinë. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë dhe pasiguria është më e keqja”, thotë një banor.
Ekspertët nga Grupi i Vullkanologjisë dhe Rreziqeve Natyrore të Islandës së Jugut dyshojnë se magma tashmë ka depërtuar nën qytet dhe kanë frikë se shpërthimi vullkanik do e shkatërrojë atë. Banorët në qytetin Grindavík u evakuuan të premten, ky mund të ishte shpërthimi vullkanik më shkatërrues në gjysmë shekulli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rreth 900 tërmete u regjistruan në Islandë gjatë ditës, 4 mijë njerëz u evakuuan
- Vullkani në Islandë shpërthen për herë të tretë në 2 vjet, shkak tërmetet
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë