Sveçla inspekton urën e Ibrit: Kjo çështje është mbyllur, s’ka lidhje me dialogun
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla inspektoi sot urën e Ibrit pak pasi u mbyll protesta e banorëve serbë kundër vendimit për hapjen e saj.
Në një prononcim për mediat Sveçla tha se ishte një inspektim rutinë për të bërë disa matje, ndërsa theksoi se vendimi për hapjen e kësaj ure është i pakthyeshëm dhe nuk ka lidhje me dialogun.
“Planin e kemi ndarë me bashkëpunëtorët, nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Kjo është një çështje e mbyllur, nuk ka lidhje me dialogun, është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe çështje e një vendimi që e dini. Ata (serbët) kanë të drejtë të protestojnë, është një e drejtë demokratike”, tha Sveçla.
Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë