Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, ne do t’i heqim barrikadat

22 Dhjetor 2022 | 19:44

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar.

Andaj ai tha se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vetë barrikadat.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që këtë angazhim të tyre ta realizojnë. Por, pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në stacionin policor Jarinjë dhe Leposaviq, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Unë besoj se KFOR-i dhe gjithë faktori ndërkombëtar do të angazhohet maksimalisht që këtë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media në Mitrovicë, duke thënë se kushtet e serbëve, të paraqitura për largimin e barrikadave, janë të nxitura nga Serbia dhe janë për të arritur qëllime politike.

Sveçla po ashtu hodhi poshtë pretendimet se Policia e Kosovës ka lista përmes së cilave po arreston ish-policët serbë. Ai tha se Serbia po kryen fushatë të dezinformimit sa i përket tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Një e pavërtetë që po përdoret në vazhdimësi ka të bëjë me lajmin se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët. Policia e Kosovës nuk ka lista të tilla, nuk ka asnjë listë as për përndjekje, e aq më pak për vrasje të qytetarëve serbë. Kjo është logjika që Serbia ka ushqyer historikisht. Pra, lista bëjnë ata të cilët vranë edhe Oliver Ivanoviçin, e shtypin e keqtrajtojnë serbët e padëgjueshëm ndaj Beogradit”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026