Sylvinho justifikon zgjedhjet: Nedim Bajrami ka shënuar 7 gola, kemi besim te ai

7 Nëntor 2025 | 11:14

Pasi publikoi listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit me Andorran dhe Anglinë, trajneri i kombëtares, Sylvinho, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Në nisje të saj, ai është pyetur se pse: “Shohim lojtarë që po aktivizohen pak si Bajrami dhe Broja, ndërsa mungojnë lojtarë që po aktivizohen si Muçi dhe Gripshi,”?

Në përgjigje të kësaj pyetje, Sylvinho tha se marrja e lojtarëve që nuk kanë qenë në preferencat e klubit të tyre për t’u aktivizuar ka ndodhur gjithmonë, dhe vlerësoi punën e Bajramit në Kombëtare, ku i kujtoi gazetarëve se ai ka shënuar 7 gola. Sa i përket Brojës, ai nuk e përmendi fare.

“Ne fakt, për pak kohë bëhen tre vjet që jam në krye të Kombëtares dhe jemi në një moment shumë të mirë në përmbyllje të kualifikuesve të Botërorit, dhe jemi në lojë për të shkuar në play-off. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara dhe nuk është moment i joni, por edhe nuk ka qenë me përpara që të marrim lojtarët që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk është se kemi mundësi të zgjedhim nga 70 apo 80 lojtarë, por kemi 45-50 lojtarë që i ndjekim vazhdimisht. Bajrami ka bërë një rrugëtim me kombëtaren tonë, i cili ka shënuar 7 gola me kombëtaren. Më pas vijnë Asani dhe Manaj. Ne kemi besim tek ai, por kemi grumbulluar edhe më parë lojtarë që kanë qenë jashtë listës së ekipeve të tyre,” tha Sylvinho.

“Ne na intereson si përgjigjet lojtari në fushë. Mund të bëjë analizën të Rey Manajt, që kam një raport të mirë. Supozohet se ishte jashtë liste pasi humbi penalltinë me Serbinë, ndërsa tani ai është bërë një hero. Është lojtari i mirë. Nuk punoj në formatin që një lojtar më hyn në punë, një tjetër nuk më hyn. Bajrami nuk luan, por ndërkohë është lojtari më i mirë i Shqipërisë me 7 gola. Më interesojnë lojtarët që përfaqësojnë sa më mirë fanellën e Shqipërisë”, tha ai.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026