“Ishim më keq se autobusi”, Sokol Kushta: Me Anglinë ndeshja më e dobët e Kombëtares
Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Max Sport”, në “Euronews Albania”.
Legjenda e futbollit shqiptar shprehu mendimin e tij për ndeshjet e Kombëtares në muajin mars, duke u ndalur te humbja e kuqezinjëve kundër Anglisë dhe fitorja ndaj Andorrës.
Sipas Kushtës, ndeshja ndaj Anglisë ishte një ndër ndeshjet më të dobta të Kombëtares.
“Anglia, me ekipe si Shqipëria, zakonisht e mbyll ndeshjen që në pjesën e parë, siç e mbyllën edhe në kohën e Rejës te Kombëtarja, 5-0, dhe iu dha fund historisë aty. Ajo që mua nuk më pëlqeu pastaj ishte deklarata e Silvinjos, që ishte i gëzuar që nuk hëngrëm shumë gola. Pra, nëse ti thua ‘jam i lumtur që hëngrëm pak gola’, çfarë të presim nga lojtarët? Ata janë gëzuar se humbën 2-0, unë u hidhërova sepse nuk ishim dinjitozë. Mund të jetë ndeshja më e dobët e Kombëtares. Është mëkat të mos bësh dy pasime. Pjesa e parë ishte 87 me 13 në favor të Anglisë për sa i përket mbajtjes së topit, është skandal. Ne ishim më keq se autobuzi. Ne nuk u mbrojtëm me Anglinë, ne prishëm lojën e Anglisë, këtë bëmë. Ka ekipe që mbrohen, e kanë strategji dhe më pas kundërsulmojnë, ndërsa ne vetëm prishëm lojën e Anglisë,” tha Kushta.
Situata me Armando Brojën
“Nuk dua të diskutoj Brojën në të majtë, në të djathtë apo në qendër, por gjithë ekipi duhet të ketë një strategji për Brojën, që të shërbehet me top të shpejtë, sepse Broja ka një sprint të madh. Broja nuk mund të luajë dot me pasa, jo ‘dha këtë pas’ apo ‘atë pas’. Broja është ai i ndeshjes me Anglinë, kur tre pasime i dhanë dhe u shkëput. Ti je ekip mesatar, që ekipet e mëdha të lënë lojë për kundërsulm. Broja nuk është kamarier, nuk është për të dhënë asist. Ai ka një aftësi. Ti më thua sa kemi marrë ne nga aftësitë e tij? Zero. Ti si trajner duhet t’i nxjerrësh më të mirën e tij,” tha Kushta.
LEXONI GJITHASHTU:
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera