Ndeshjet e kombëtareve, bavarezëve u dëmtohen dy futbollistë

26 Mars 2025 | 17:54

Menjëherë pas ndeshjeve kombëtare janë shkaktuar problemet e para për Bayernin e Mynihut, i cili ka humbur dy futbollistë.

Klubi bën të ditur se Davies dhe Upamecano do të mungojnë në përballjet e Champions ndaj Interit, dhe pritet të ndikojnë jo pak në skuadër.

Francezi do të jetë jashtë për disa javë, ndërsa sa i përket Davies, situata është edhe më alarmante, pasi kanadezi e ka mbyllur sezonin para kohe.

Kanadezi ka pësuar këputje të ligamentit, ndërsa një goditje e tillë pritet ta lërë larg fushave të paktën për rreth 6 muaj.

Në duelin ndaj SHBA-ve, Davies braktisi fushën në minutën e 12-të, ku i bëri të ditur mjekëve të përfaqësueses se e kishte të pamundur të vijonte.

Sa i përket lojtarit tjetër, Upamecano, ai luajti titullar ndaj Kroacisë, madje shënoi penalltinë vendimtare që kualifikoi gjelat në gjysmëfinalet e Nations League.

Duket se pas ndeshjes, shtatlarti ka ndjerë shqetësime, dhe ai do të humbasë të dyja ndeshjet përballë Interit në Champions. Kujtojmë që edhe në edicionet e shkuara, në këtë fazë të kampionatit, Bayern ka shfaqur situata të tilla me futbollistët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026