“Synohet turizmi gjithëvjetor” – Mblidhet Komiteti për Menaxhimin e Sezonit Turistik në Vlorë
Është mbledhur në ambientet e Prefekturës së Qarkut Vlorë, Komiteti për Menaxhimin e Sezonit Turistik. Nën drejtimin e prefektes së qarkut Vlorë, Evis Allushi, dhe me prezencën e zv.ministres së Turizmit, Marinela Prifti, është diskutuar mbi menaxhimin e sezonit turistik dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e tij.
Në fjalën e saj, zëvendësministrja e Turizmit, Prifti, u shpreh se objektivi është që sezoni turistik të zgjatet në kohë, duke shkuar drejt turizmit gjithëvjetor. Sipas saj, në 3 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, ka mbi 11% rritje të numrit të turistëve. Kjo rritje, sipas Priftit, i vendos institucionet në përgjegjësi për të menaxhuar siç duhet sezonin veror.
Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi, thotë se qëllimi i mbledhjes së komitetit është rritja e bashkëpunimit mes institucioneve për menaxhimin e sezonit veror. Ajo thekson se çdo institucion duhet të përmbushë detyrat që ka, pasi do të jetë në monitorim të vazhdueshëm. E prerë në fjalën e saj, Allushi iu drejtua institucioneve duke u kërkuar të jenë në terren, pranë çdo pushuesi, pasi në të kundërt, për mospërmbushje të detyrave, do të raportohen në qeveri dhe ministrinë e linjës.
Elidon Çela, drejtues i Policisë së Qarkut Vlorë, pohon se nga pikëpamja e sigurisë, sezoni i vitit të kaluar ishte një histori suksesi. Siguria rrugore dhe menaxhimi i zhurmave kanë qenë prioritet dhe do të vazhdojnë të jenë edhe këtë vit. Sipas Çelës, problem mbetet zaptimi i hapësirave publike në plazhe dhe mosndarja e tyre në kohë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik Vlorë–Himarë vjen në prag të nisjes së sezonit veror, ku Vlora pritet të jetë një ndër qytetet më të preferuara për turistët.
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes