Tabaku kritikon qeverinë: Pa minimum jetik, Shqipëria mbetet e fundit në rajon

19 Nëntor 2025 | 10:20

Deputetja e Partisë Demokratike, duke folur në Parlament, theksoi se qeveria duhet të sigurojë minimumin jetik në projektbuxhetin e vitit 2026.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo deklaroi se PS, gjatë 13 viteve të qeverisjes, ka refuzuar miratimin e ligjit për minimumin jetik.

Tabaku shtoi se për të reduktuar hendekun ndërmjet të ardhurave të shqiptarëve dhe atyre të rajonit dhe BE-së, është e domosdoshme të sigurohet minimumi jetik.

“Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat për situatën e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe për minimumin jetik. Minimumi jetik ka qenë propozim ligjor i PD për disa legjislatura dhe gjithmonë një kërkesë që ne e kemi ngritur sa herë miratohet buxheti. Qeveria, në vitin e 13-të të saj, nuk siguron dot një minimum jetik për qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë për ushqimet. Sot, pensionistët dhe grupet sociale janë më të varfërit, dhe Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen sociale. Në të gjithë treguesit, na duhen 53 vite për të arritur standardet e BE-së në kriterin ekonomik. Ky parlament ka detyrimin ligjor të miratojë minimumin jetik, por qeveria përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta: pa minimumin jetik, hendeku mes të ardhurave shqiptare dhe atyre të rajonit dhe BE-së nuk mund të mbyllet,” tha Tabaku.

Më tej, deputetja shtoi: “Minimumi jetik do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve që e kanë këtë standard, si vendet e rajonit ashtu edhe ato të BE-së. Pse refuzon qeveria socialiste ta miratojë këtë ligj? Për këtë arsye kërkuam debat për këtë çështje; buxheti ka të gjitha mundësitë për të miratuar minimumin jetik.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026