Tabaku: Në kontratat për inceneratorët janë përfshirë 2 ish-ministra dhe 3 kryetarë bashkish
“Kontratat për inceneratorët janë një nga aferat korruptive më të mëdha që buxheti i shtetit do të vuajë jo vetëm sot por edhe në ardhmen, duke pasur parasysh kostot e fshehura”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes”, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila nënvizoi se PD ka 6 vite që denoncon për to.
“Me kërkesë të PD-së është ngritur edhe një komision hetimor në parlament për këtë temë. Gjatë këtyre 6 viteve e kemi denoncuar në mënyra të ndryshme. Kemi qenë edhe tek inceneratorët, ku nuk ka filluar asgjë, përveç atij të Elbasanit”, u shpreh ajo.
Znj. Tabaku shtoi se arrestimi ish-ministrit të Mjedisit është 1\10 e asaj që duhet zbuluar.
“Përpara drejtësisë është Lefter Koka por nuk i ka bërë vetë procedurat”, tha ajo.
Nënkyetarja e PD-së deklaroi se kontratat për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës që janë mbrojtur publikisht nga Edi Rama.
“Janë bërë procedurat nga Kryeministria, dhe kanë përfshirë ish-ministri Arben Ahemtaj, ish-ministri Damian Gjiknuri, tre kryetarë bashkish, Erion Veliaj, Armando Subashi dhe Qazim Sejdini”, u shpreh ajo.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?