Tabaku përplaset me ministren e Financave: Erdhe nga rruga u bëre ministër

22 Dhjetor 2022 | 16:00

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta mes Ministres së financave Delina Ibrahimaj dhe deputetes së Partisë Demokratike Jorida tabaku.

Me tone të ashpra Tabaku e cilësoi ministren si të paafë e të korruptuar,teksa kjo e fundit shpjegonte se inflacioni në vendin tonë është disa herë më I ulët krahasuar me vendet e rajonit.

“Kam 12 vite dhe nuk ulem dot në nivelin politik të mjerueshëm të ministres. Të të vijë turp që ke ardhur nga rruga dhe je bërë ministre. Sot të ardhurat në buxhetin e shtetin kanë ardhur 5-0% nga faktorë të brendshëm. 300 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve prej paaftësisë së ministres së ulur aty. Ka shumë kolegë që flasin nga mazhoranca por askush nuk ka paaftësinë e korrupsionin tënd,” – u shpreh Tabaku.

Në kundërpërgjigje ministrja Ibrahimi i cilësoi si opozita e vulës, çka solli debate edhe më të ashpra.

“Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. u desh q të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të putin, të përmendet si inflacioni socialist. Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirin shqiptarëve,” – u shpreh Ibrahimaj.

Me tone të larta deputeti Gazmend Bardhi, i kërkoi të japë sqarime për banesën ku jeton, duke e cilësuar si shërbëtore të oligarkëve.

“E kujt është shtëpia që jeton ti? Ku ishe më parë. E kujt është shtëpia që jeton zotrote. Shërbëtore e oligarkëve. Askush në këtë sallë nuk ka të drejtën të flasë këtu për deputetët dhe t’i drejtohet ‘kjo përfaqësuesja e opozitës së vulës’. Zonja Spiropali ju jeni e fundit që mund të flisni për kujdes për termat këtu. Dhe ju lutem tërhiqni ato ‘mos guxoni’ e kështu. Nuk intimidohemi ne. Fakti që ministrja e Financave ta kalon fjalën ty për të të treguar ty se ku fle,” – u shpreh Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026