“Shërbëtore e oligarkëve”, debat në Kuvend mes Bardhit e Ibrahimajt

22 Dhjetor 2022 | 11:01

Është shoqëruar me debate seanca plenare e Kuvendit.

Deputeti i PD Gazment Bardhi e ka quajtur “shërbëtore e oligarkëve’ ministren Delina Ibrahimaj, pasi kjo e fundit ka thënë se në vend ka një opozitë vulash.

Deklarata e ministres ka revoltuar edhe deputeten Jorida Tabaku, e cila ka thënë se Ibrahimaj ka ardhur nga rruga dhe ka marrë një post të tillë.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë, pastaj hajde fol.

Ibrahimaj: Hajde shihe ku e kam shtëpinë.

Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton zotërote?

Tabaku: Kam 12 vite në politikë dhe nuk ulem dot në nivelin politik të ministres që kënaq vetëm Spiropalin. Të të vijë turp ty që më thua mua opozita e vulës. Ke ardhur nga rruga e je bërë ministre.

Bardhi-Ibrahimajt: Shërbëtore e oligarkëve.

Tabaku-Ibrahimajt: Dëgjo, dëgjo këtu se mëson.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026