Ministrja Ibrahimaj: Lufta Rusi-Ukrainë ndikoi në rritjen e çmimeve
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndikur në rritjen e çmimeve në vend.
Deklaratën, Ibrahimaj e bëri këtë të enjte gjatë seancës plenare të zhvilluar në Kuvend.
Sipas saj, pasojat e kësaj lufte kanë kushtëzuar edhe ecurinë e buxhetit të vitit 2022.
“Viti 2022 rezultoi një vit i cili nuk ishte një vit normal. Zbatimi i buxhetit u kushtëzua nga pasojat e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, e cila nuk u ndje vetëm në vendin tonë, por janë pasoja që po rezultojnë në tregues të një lufte të përbotshme, të një lufte të tretë botërore.
Impakti që ka pasur kjo luftë në ekonominë tonë është ndjerë, e kemi ndjerë të gjithë në shportën e familjes sonë, në pazaret tona të përditshme, pasi janë ndikuar çmimet e konsumit, janë ndikuar çmimet e karburanteve, janë ndikuar çmimet e energjisë elektrike, janë ndikuar çmimet e karburanteve, janë ndikuar çmimet e ndërtimit dhe të gjithë këto elementë, kanë kushtëzuar ecurinë e buxhetit të vitit 2022”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë