Tabaku-qeverisë: Sa para janë shpenzuar për rindërtimin, pse s’ka transparencë?

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Grupit Parlametar te Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi gjatë seancës plenare këtë të enjte një interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mbi fondet për procesin e rindërtimit.

Tabaku theksoi se edhe pse kanë kaluar tri vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Financave dhe ajo e Rindërtimit nuk kanë ende një bilanc të plotë të kosotove në fushën e rindërtimit.

Tabaku apeloi ndaj qeverisë të bëjë transparencë në lidhje me shpenzimin e fondeve të procesit të rindërtimit.

- Advertisement -

“Mungojnë informacionet në lidhje me kostot totale të këtij procesi? Sa është fatura e rindërtimit në total? Sa është vlera totale e fondeve që janë alokuar me VKM?.

Pas fatkeqësisë qeveria shqiptare ngriti Ministrinë e famshme të Rindërtimit për të mbarëvajtur procesin, por njëkohësisht ndërkohë që flasim as Ministria e Rindërtimit, as Ministria e Financave nuk kanë sot një bilanc, as të dhëna konkrete se sa i ka kushtuar procesi shqiptarëve.

Pak muaj para zgjedhjeve sot shqiptarët po kalojnë ata që kaluan para zgjedhjeve të 2021-shit, mëshirën e qeverisë, që janë ngritur e rilindur e janë kujtuar që ka ndodhur një tërmet  para 4 viteve, ashtu sic raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se çështjen e fatkeqësisë, jetëve të humbura dhe procesi i rindërtimit u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë.

Na mungojnë të dhëna totale lidhur me kostot e këtij procesi. Sa është fondi që është shpenzuar? Sa është fatura e rindërtimin në total? Sa është vlera e fondeve të vendosura me VKM? Në 3 vite e gjysëm ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është kjo vlerë, pasi ish-ministri I financave dhe ish-ministri I rindërtimit që ka thënë që është një proces dinamik që nis me 5 milionë euro dhe përfundon me 800 milionë euro, siç I kanë ndryshuar shifrat këtë ministri për shumë gjëra tjera në fakt.

Në vitin e katërt, pas fatkeqësisë (mars 2023), Qeveria ka Buxhetuar, alokuar dhe konsoliduar total 75 miliard lekë. Konkretisht në 2020 u konsoliduar 16.6 miliard lekë, në 2021 janë 29.5 miliard dhe në vitin 2022 janë 28.9 miliard lek shpenzime të realizuara. Viti aktual 2023 ka një Plan të Buxhetuar për Programin e Rindërtimit në masën 5 miliard lekë.

Këto shifra janë për transparencë për të kuptuar që ndërkohë që flasim qeveria shqiptare ka hapur tendera të cilat shkojnë në vlera gati 1.1 miliardë euro, ndërkohë që ka miratuar shpenzime buxhetore 400 milionë euro më pak se kjo vlerë. 400 milionë euro të tenderuara në mënyrë të korruptuar dhe abuzive, që nuk janë në buxhetin e shtetit.

Sipas deputetes, “kjo do të thotë që sipas buxhetimit qeveria e mbyll programin me 80 mld lekë, por a është kjo vlera përfundimtare dhe reale me të cilën do të mbyllet rindërtimi?

Në buxhetin faktik 2020 qeveria ka deklaruar se në lidhje me kreditë nga Konferenca e Donatorëve, 11% e huave (90 mln euro) janë finalizuar në marrëveshje konkrete ndërsa 160 mln euro ishin në proces negocimi. Kjo shifër në fund të 2021 ka qenë në 150 mln euro për kreditë e buta.

Lind pyetja, sa është lista e gjithë marrëveshjeve që ka nënshkruar qeveria shqiptare dhe si janë detajet e tyre? A janë ato publike dhe të aksesueshme? A ka marrë Shqipëria Eurobond me norma interesi 3.75% për fondet e rindërtimit, ndërkohë që ka pasur kredi të buta me 1 dhe 2% dhe nuk I ka shfrytëzuar? Kush mban përgjegjësi për koston e shkaktuar në buxhetin e shtetit, për kostot shtesë, përveç atyre abuzive?

Ne regjistrin e borxhit nuk ka asnjë reflektim të kredive të marra për rindërtimin referuar përshkrimit të kredive. Kjo situatë paraqitet si në vitin 2021 por edhe në fund të vitit 2022 madje dhe në janar të vitit 2023 vërehet se nuk kemi asnjë përpjekje të qeverisë për të marrë një kredi të butë.

Qeveria thotë që ka nënshkruar 277 mln euro nga grantet por sot e kësaj dite nuk kemi asnjë detajim për këto grante, as për kreditë e buta. A janë raportuar dhe ekzektuar këto grante? Si është procesi I transparencës në lidhje me përdorimin dhe ekzekutimin e tyre? A kanë lidhje këto donacione me detyrimet e prapambetura që ka krijuar qeveria shqiptare si pasojë e keqmenaxhimit?

Ligji për buxhetin e shtetit na tregon se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për procesin e rindërtimit. Kjo është një dëshirë për të gjithë shqiptarët, por unë jam e sigurt që sa herë të ketë zgjedhje, do të kalojë në pikën e parë të rendit të ditës.

Edhe sot vazhdojnë dhe hapën tendera për banesat individuale, procesin e rindërtimit dhe për objekte të tjera. Falë Zotit dhe për një pjese të mirë të shqiptarëve, një pjesë e madhe e fondeve të donatorëve u koordinuan vetë nga BE me fondin EU4Culture, EU4School dhe u zbatuan nga vetë ato me kosto shumë të ulta, pothuajse 800.000-euro një shkollë. Ndërkohë që ekuivalentja e tenderuar nga qeveria shqiptare ka qënë pothuajse 4.3 mln euro. E njëjta gjë për fondet të cilat vinin për sektorin e kulturës.

Psë ndodh kjo mospërputhje e madhe kostosh? Pse qeveria shqiptare tenderon 4-5 herë më shtrenjtë se fonde që koordinohen dhe menaxhohen nga donatorët? Pse qeveria shqiptare përdor çdo krizë në funksion të zgjedhjeve”, tha Tabaku.

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

“Vuçiç i tha popullit se Kurti do dëbojë serbët”, avokati: Në protestë dhe kriminelë

Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, e cila është përshkallëzuar. Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se presidenti...

“Kurti- Vuçiç në një tryezë”, gazetarja: Ja çfarë mund t’i japë fund konflikteve

Gazetarja Arbana Xharo e ftuar në Euronews Albania tha se e vetmja rrugë e cila do të qetësonte situatën në veri të Kosovës do...

Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari në Kuçovë

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa...

TË FUNDIT

“Vuçiç i tha popullit se Kurti do dëbojë serbët”, avokati: Në protestë dhe kriminelë

Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, e cila është përshkallëzuar. Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se presidenti...

“Kurti- Vuçiç në një tryezë”, gazetarja: Ja çfarë mund t’i japë fund konflikteve

Gazetarja Arbana Xharo e ftuar në Euronews Albania tha se e vetmja rrugë e cila do të qetësonte situatën në veri të Kosovës do...

Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari në Kuçovë

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa...

Reagon PDK: Kurti po rrezikon raportet me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen

Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës i cili është shprehur se do të mbështesë deri në  fund kryekomunarët e rinj në veri ka reaguar...

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×