Tabaku reagon për formatimin e ministrisë: Çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?!
Pas vendimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inonvacionit e cila do të drejtohet nga Blendi Gongja ka reaguar edhe deputetja e opozitës, Jorida Tabaku.
Ajo tha se kjo qeveri është qeveri e kitsch-it, dhe se askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën.
“Filozofia e një qeverie tregon prioritetet e saj. Bashkimi i portofolit të Financave me Ekonominë nuk ka qenë aspak një lëvizje e mençur dhe as vizionare. Kjo, nëse për vizion kemi zhvillimin ekonomik dhe jo përqëndrimin e koncesioneve dhe PPP-ve tek superministri që sot nuk dihet nga ndodhet. Fatkeqësisht, megjithëse individët zhduken filozofia e gabuar dhe vizioni i pakuptimtë vazhdon të qeverisë.
Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?! Askush nuk e kupton se si mundet një ministri e madhe që merret me politikat ekonomike të merret dhe me ruajtjen e monumenteve të kulturës?! Askush nuk e ka të qartë se si mund të drejtojë një ministër si sektorin e ekonomisë duke e shndërruar më konkuruese dhe gjithashtu edhe të ketë nën varësi Teatrin e Operas dhe Baletit?! Se si mund të bëhet një mbledhje me prioritetin e zhvillimit të inovacioneve dhe më pas të vazhdohet me një mbledhje me drejtorinë e Kulturës për çështjen e Teatrit?! Pakkush mund ta ketë të qartë se si politikat e thithjes së investimeve të huaja mund të lidhen me festivalin folklorik apo me politikat e nevojshme për librin dhe jo vetëm?!
Përgjigjet e gjithë sa më sipër lidhen me atë që quhet “Kitsch”. Kjo është një qeveri e kitsch-it. E dehur nga një sukses që nuk e meriton! E vetëkënaqur për një pushtet të pakufizuar që po dëmton shqiptarët!”-tha Tabaku.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat