Tabaku sqaron skemën e inceneratorit të Elbasanit: Brenda ditës u firmos kontrata

15 Dhjetor 2021 | 08:38

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka shpjeguar sipas saj të gjithë skemën e kontratës për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ajo tha se një telefonatë e bërë nga ish-kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini me ish-ministrin Lefter Koka përshpejtoi procedurat për ndërtimin e këtij inceneratori.

“Z. Klodian Zoto dhe znj. Stela Gugallja takojnë kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini. Unë kam të prova me shkresa. Brenda ditës Qazim Sejdini i nis një shkresë Lefter Kokës dhe i thotë që ka një situatë emergjentë për mbetjet në Elbasan. Në Shqipëri kishte vite që punohej nga donatorët për një strategji mbetjesh bazuar në landfillet rajonale”, tregoi ajo.

Znj Tabaku tha se brenda ditës ish-ministri Koka shpalli procedurën me njoftim për ofertën e pa kërkuar që erdhi nga kompania e  Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas.

“Ishte një kompani me një kapital prej 1 milionë lekësh e regjistruar 2 muaj më parë. Hapet procedura, të gjithë ministritë japin miratimin. Është i përfshirë i gjithë pushteti lokal. Asnjë nga përfituesit nuk përfshihet në këtë proces”, tregoi ajo.

Znj Tabaku sqaroi se për një periudhë të shkurtët u mbyll i gjithë procesi.

“Kompania filloi të blinte pajisjet, i blen me celësa në dorë. Ndërkohë brenda ditës firmoset kontrata dhe mbyllet ankesat. Është e vetmja kontratë që është bërë pagesa në ditën e firmosjes së kontratës”, tha ajo.

Znj. Tabaku nënvizoi se inceneratori i Elbasanit duhet të kishte filluar të shiste energji dhe të punonte me kapacitet të plotë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022