Tabelat orientuese për turistët, rivendoset sinjalistika e dëmtuar në Gjirokastër

6 Prill 2023 | 15:54

Zhvillimi i turizmit në zonën e Gjirokastrës e ka bërë të domosdoshme mirëmbajtjen e sinjalistikes dhe tabelave informuese për turistët. Në disa raste kjo sinalistikë është e dëmtuar duke e bërë të vështirë orientimin e vizitoreve në pikat turistike dhe objekteve të trashëgimisë historike dhe kulturore.

 “Nisur nga fakti që orientimi drejt siteve turistike  është një nga imzhet që përcillet për vendin tonë  do ti bëja thirrje dhe një apel publik banorëve të zonave të cilët ndoshta nga pakujdesia, ndoshta dhe nga nevoja për ti patur ato tabela për përdorimet e tyre  të mos i dëmtojnë sepse janë shumë të rëndësishme për orientimin e turistëve dhe vizitorëve, për të përcjellë një imazh sa më të mirë për vendin tonë dhe për sitet historike”,-tha Ardis Duka, drejtor rajonal i trashëgimisë kulturore

Në prag të nisjes së sezonit të ri turistik është kryer edhe ripërtëritja e kësaj sinjalistike dhe rivendosja e tabelave të dëmtuara.

 “Drejtoria Rajonal e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër në kuadër të planit të masave  të hartuar për përgatitjen e sezonit  turistik veror është duke  bashkëpunuar me të gjithë entet pronare të  akseve rrugore, bashkitë  ose Autoritetin Rrugor Shqiptar në lidhje me vendosjen  e sinjalistikës ose mirëmbajtjen e sinjalistikës ekzistuese e cila të drejton drejt destinacioneve turistike. Ndërkohë nga ana e saj Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në zona të cilat  janë të thella, të cilat janë shtigje malore ka  vendosur një sinjalistikë orientuese  për të gjithë vizitorët e këtyre siteve”,-tha Ardis Duka, drejtor rajonal i trashëgimisë kulturore

Gjatë vitit të kaluar Gjirokastra u vizitua nga rreth 200 mijë turistë ndërsa për këtë vit synohet rritje e numrit të vizitorëve duke e kthyer turizmin në promotorin e ekonomisë lokale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026