Takime me drejtues të lartë për korrupsionin, agjenda e vizitës së Krajës në SHBA

19 Gusht 2022 | 09:32

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me takimet që kreu i SPAK-ut-, Arben Kraja dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan në Uashington javën e kaluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane bën me dije se ata u takuan me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Shtetit si dhe nga Byroja Federale e Hetimit (FBI),

Delegacioni shqiptar pati takim edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal.

Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë.

Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme.

Prokurorinë e Posaçme e pret një vjeshtë e ngarkuar, dukë qenë se gjatë muajit korrik u pyetën ish-ministra, drejtorë të rëndësishme në administratë, ish-kryetarë dhe kryetarë aktualë bashkish.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026