Takimi Berisha-Bardhi, 28 deputetë të pranishëm, mungon Tabaku. Çfarë u diskutua

3 Tetor 2023 | 14:44

Ka zgjatur për rreth 1 orë mbledhja e deputetëve të Partisë Demokratike, mbështetës grupimit të Sali Berisha dhe Gazment Bardhit.

Në këtë mbledhje morën pjesë 28 deputetë, ndërsa gazetari Ardit Hoxha bën me dije se mungon deputetja Jorida Tabaku. Nuk dihet arsyeja se pse kjo e fundit mungon.

Në fokus të mbledhjes janë disa çështje kryesore, ku prevalon diskutimi për Kosovën si dhe të miratohet një rezolutë që PD ka dorëzuar në Kuvend. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do të dalë me një rezolutë të përbashkët, pra PS dhe PD për çështjen e Kosovës.

Në mbledhje gjithashtu po diskutohet për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, dy prej të cilave janë rrëzuar, si ajo e tenderave për shëndetësinë dhe ajo për sistemin TIMS.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026