Takimi i Osmanit me Vuçiç, reagon kryeministri Rama

1 Qershor 2023 | 23:26

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentin francez, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefin për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për insistim dhe përkushtimin e treguar për të ulur në tavolinën e bisedimeve presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thekson se shpreson që kërkesat e vendosura nga Bashkimi Evropian të plotësohen nga të dyja palët në mënyrë që situata në verin e Kosovës të çtensionohet dhe Prishtina e Beogradi të ecin drejt marrëveshjes finale për njohjen reciproke

“Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm Presidentin Emanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit!

Edhe unë lavdëroj presidenten Vjosa Osmani për të folur drejtpërdrejt me Presidentin Aleksandër Vuçiç, dhe me të vërtetë shpresoj që këto tri kërkesa të plotësohen menjëherë në mënyrë që ky konflikt absurd të përfundojë para se të dëmtojë reputacionin e Kosovës përtej riparimit të shpejtë dhe integrimin e saj të mëtejshëm në komunitetin demokratik.

Një falenderim i madh edhe për Josep Borrel për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar që të realizohet përfundimisht ky zhvillim historik”, shkruan Rama.

Kujtojmë se  kërkesat evendosur nga BE për çtensionimin e situatës në Veri konsistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026