Takimi me Delegacionin e Komisionit të Venecias/ Berisha: Financimi i partive, çështje themelore

29 Maj 2026 | 11:22

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, ku ka deklaruar se çështje themelore e takimit ishte ligji për financimin e partive.

Berisha theksoi se në zgjedhjet e fundit, në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore ka qenë minimumi 700-1000 herë.

“Ne ishim në një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias në të cilin kërkojnë mendime dhe opinione të forcave politike para se ata të shprehin rekomandimet për ligjin e financimit të partive. Theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor dhe konkretisht me fakte provuam se në këto zgjedhje, në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore ka qenë minimum 700-1000 herë.

Pra barazia ishte në mijëra herë me para buxheti shto këtu edhe mbi 500 milionë prokurime të ndaluara me ligj gjatë fushatës elektorale. Për të gjitha këto farsa ishte më e shëmtuara që kishin parë ndonjëherë. Problem tjetër themelor është armiqësia e institucioneve ndaj opozitës. Është shkallë e tmerrshme e pilitizimt të kaq dhe Skapit të partisë”, tha Berisha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026