Takimi me Kim Jong Un gjatë turneut në Azi, Trump: Nuk po gjejmë kohë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se axhenda e tij e ngjeshur ka sjellë që ai të mos arrij të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump ka konfirmuar se ata nuk do të takohen gjatë udhëtimit të tij në Azi.
“E njoh shumë mirë Kim Jong Un. Po ia dalim shumë mirë. Nuk mundëm të gjenim kohë. Kemi kohë. Presidenti Xi vjen nesër dhe kjo ishte diçka që padyshim ishte shumë e rëndësishme për botën, për të gjithë ne”, tha presidenti gjatë një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung.
Trump ka shprehur më parë gatishmërinë e tij për të zgjatur udhëtimin e tij për t’u takuar me Kim dhe u zotua se do të punonte shumë fort për këtë me Lee dhe ekipin e tij.
“Gadishulli Korean, dhe unë e di që jeni zyrtarisht në luftë, por do të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta sqaruar këtë,” tha ai.
Lee vlerësoi Trumpin për gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në dialog me udhëheqësin e Koresë së Veriut, duke thënë se shpreson që Kim do t’i kuptojë qëllimet e Trumpit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës