Takimi me liderin e Hamasit|Erdogan: Si po përfiton Izraeli nga zhvillimet me Iranin

20 Prill 2024 | 21:41

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, u takuan ditën e sotme në Stamboll.

Sipas mediave të huaja, ky ishte takimi i parë mes të dyve që kur Izraeli filloi operacionin e tij në Gaza.

Presidenca turke tha në një deklaratë: “U diskutuan çështjet që lidhen me sulmet e Izraelit në tokat e Palestinës, veçanërisht në Gaza, përpjekjet për dërgimin e duhur dhe të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm të paqes në rajon”.

Erdogan gjithashtu theksoi se “Izraeli nuk duhet të përfitojë nga zhvillimet (midis Iranit dhe Izraelit) dhe se është e rëndësishme të bëhen përpjekje që do të tërheqin vëmendjen përsëri te Gaza”, shtohet në deklaratë.

Anëtari i NATO-s, Turqia ka denoncuar ofensivën e Izraelit në Gaza pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Erdogan e ka quajtur Hamasin një “lëvizje çlirimtare” ndërsa ka kritikuar Perëndimin për atë që ai e quan mbështetjen e tij të pakushtëzuar të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni

Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, kryeministrja  italiane dështoi me një amendament të rëndësishëm — ndonëse për pak. Kundër propozimit të partisë  së...
22:11 | 16/07/2026

Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur

Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i përhapur prej tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në pjesë të mëdha...
22:08 | 16/07/2026

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani po vazhdon të komunikojë intensivisht me Shtetet e Bashkuara dhe shpreh dëshirën e fortë për të arritur një...
22:06 | 16/07/2026