Takimi me Spiropalin, Kurti: Prioritet, nisja e ndërtimit të hekurudhës Gjakovë-Shkodër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i tij këtë të mërkurë me ministren e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali në Prishtinë. Kurti theksoi gjatë takimit se n mandatit të tij të tretë do të ketë prioritet hekurudhën Gjakovë-Shkodër për nisjen e ndërtimit të saj.
Sipas tij, kjo hekurudhë do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe se do të kontribuojë në zhvillimin rajonal. Ndër të tjera, Kurti shton se me Spiropalin diskutuan edhe lidhur me rëndësinë e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.
“Kënaqësi të prisnim në Zyrën e Kryeministrisë ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Hekurudha Gjakovë-Shkodër në kuadër të projektit Prishtinë-Durrës do të jetë prioritet i këtij mandati, me synimin që puna për ndërtimin e saj të nisë sa më parë.
Ky investim strategjik në infrastrukturën hekurudhore do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve, do të rrisë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe do të kontribuojë në zhvillimin rajonal, duke afruar edhe më tej qytetarët tanë.
Po ashtu, në takim theksuam rëndësinë e vazhdimit të mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare gjatë vitit 2026, si dhe nevojën për koordinim më të madh në politikën e jashtme dhe në forume ndërkombëtare.
Bashkëpunimi i ngushtë për diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës dhe kulturës te gjeneratat e reja, mbetet prioritet i përbashkët dhe një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të të dy shteteve”, shkruan Kurti.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)