Takohen Carney dhe Trump, diskutime nga tensionet tregtare, te bashkëpunimi ushtarak
Kryeministri kanadez Mark Carney zhvilloi takimin e tij të parë zyrtar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi, i cili u zhvillua në një klimë të ngarkuar politike, u shënua nga shkëmbime të ashpra deklaratash, por edhe sinjale për thellim të partneritetit mes dy vendeve.
Presidenti Trump, në një postim në platformën e tij Truth Social, tha se mezi priste takimin me Carney, megjithatë theksoi se “SHBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga Kanadaja”. Nga ana tjetër, Carney deklaroi përpara vizitës se do t’i “rezistonte” presionit të Trump, duke iu referuar tarifave të vendosura mbi importet kanadeze dhe komenteve për mundësinë që Kanadaja të bëhej “shteti i 51-të i SHBA-së”.
Gjatë konferencës për shtyp pas takimit, Trump theksoi respektin për popullin kanadez, duke përmendur lidhjet familjare të nënës së tij me Kanadanë. Ai e quajti Kanadanë “një vend shumë të veçantë” dhe përsëriti se qëndrimi i tij për aneksimin e mundshëm si shteti i 51-të mbetet i pandryshuar. Ai argumentoi se një bashkim do të sillte “ushtri të lirë” dhe “ulje masive të taksave për qytetarët kanadezë”.
Carney reagoi duke deklaruar se “disa vende nuk janë kurrë në shitje”, duke përmendur takimet e tij me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore si dëshmi e vendosmërisë kombëtare. Megjithatë, ai shtoi se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për ndërtimin e një partneriteti më të fortë mes dy vendeve.
Në fund të takimit, Trump përmendi përkushtimin në rritje të Kanadasë ndaj NATO-s dhe investimet në sektorin e mbrojtjes, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid