Taksa 100%, Avni Bytyçi: Të shqetësuar për qeverinë, gjendet me shpatulla pas murit

4 Mars 2020 | 20:31

Në lidhjen të drejtpërdrejtë në studion e Ilva Now, Avni Bytyçi, shef i kabinetit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, foli për taksën 100% të Kosovës ndaj Serbisë.

Referuar marrëveshjes së Thaçit me Vuçiçin në SHBA, ai tha se është shumë herët për të folur për një marrëveshje të tillë, pasi të dyja palët duhet të ulen dhe të bisedojnë.

“Ne kemi parë hapin e parë, takimin e tyre në shtëpinë e bardhë, që në të ardhmen e afërt të hapet faza finale e dialogut që është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën por edhe për Serbinë që të ecin përpara në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha z. Bytyçi.

Sipas tij në këtë fazë mund të cilësohet vetëm vullneti i dy presidentëve për të zgjidhur çështje me rëndësi, ndërsa për taksën 100% ndaj Serbisë, kanë një kryeministër dhe një qeveri e cila nuk shprehet qartë dhe nuk ka ndonjë plan.

“Ne kemi parë z. Kurti që ka bërë heqjen e taksës pjesërisht vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia. Jemi ende në pritje të një propozimi të qartë nga qeveria e Kosovës”, – u shpreh z. Bytyçi.

Në vijim ai shtoi PDK-ja është e shqetësuar që qeveria ndodhet me shpatulla pas murit, pa asnjë zgjidhje për këtë çështje.

“Ne si parti, në fakt z. Veseli në 2014 kishte propozuar një plan konkret për heqjen e taksës duke i dhënë hapësirë dhe mundësi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në atë kohë për fat të keq kjo ofertë është refuzuar dhe tani ne shohim .Kurti të jetë jo i qartë për sa i përket kësaj teme. Ai në fillim thoshte se do ta propozonte reciprocitetin me Serbinë dhe pastaj largimin e taksës mirëpo javën e kaluar z. Kurti propozoi largimin e taksës por nuk kemi parë hapa drejt reciprocitetit”, – përfundoi fjalën z. Bytyçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021