“Taksim për të hyrë në Tiranë”, Bejko tregon planin për zgjidhjen e trafikut

7 Maj 2023 | 10:59

Roland Bejko kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, tha në një intervistë për Euronews Albania se Tirana e vërtetë nuk është ajo që paraqet Erion Veliaj në klipe.

Ai u shpreh se Tirana rurale është lënë në harresë ndërsa ajo urbane është betonizuar.

Bejko tregoi planin e PD për të zgjidhur problemin e trafikut  në Tiranë, që përfshin 5 parkime mbi dhe nëntokësore në 5 hyrjet e Tiranës, taksim për makinat që duan të hyjnë në Tiranë dhe karta e rezidentit për vendasit.

“40 mijë mjete vijnë në Tiranë çdo ditë, do ndërtojmë 5 parkime nën dhe mbitokësore dhe nga aty më pas njerëzit mund  të lëvizin me një autobus ekspres për në Tiranë siç ndodh në metropolet e Evropës. Të ardhurit do ta kenë më të vështirë të futen në Tiranë se do të taksohen. Trafiku zgjidhet në origjinë, aty ku fillon”, tha Bejko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026