Talebanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë prej kthimit në pushtet

13 Nëntor 2024 | 18:25

Talebanët e ekzekutuan një burrë të dënuar për vrasje, të mërkurën në një stadium sporti. Ai është personi i gjashtë i ekzekutuar në publik prej se grupi radikal islamist u kthye në pushtet në vitin 2021.

Ekzekutimi u krye me armë zjarri nga një anëtar i familjes së viktimës në qytetin Gardez, i cili është kryeqytet i provincës lindore Paktia.

Kisas, apo dënimet ndëshkuese islamike, ku mund të përfshihen edhe vrasjet prej duarve të familjeve të viktimave, kanë qenë tipar dallues i talebanëve kur ata ishin në pushtet në Afganistan për herë të parë nga viti 1996 deri më 2001.

Gjykata Supreme talebane njoftoi në X se “një vrasës u dënua me ndëshkim hakmarrës”, duke e publikuar emrin e tij si Mohammad Ayaz Asad.

Mediat raportuan se Ayaz Asad u ekzekutua me tre plumba në gjoks.

Sipas gjykatës, Asadi e kishte vrarë një burrë me emrin Saif-ul-Qatal me pushkë Kallashnikov. Nuk është e qartë nëse Ayaz Asad e kishte pranuar fajin ose nëse ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Dënimi me vdekje ishte aprovuar nga lideri i Gjykatës Supreme talebane, Mullah Hibatullah Akhundzada, pas “shqyrtimit të kujdesshëm” nga tri gjykata ushtarake talebane, thuhej në njoftim.

Anëtarë të lartë të Qeverisë talebane, përfshirë ministrin e Brendshëm në detyrë, Sirajuddin Haqqani, morën pjesë në ekzekutim.

Haqqani është lider i rrjetit Haqqani, i cili është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe cilësohet si ndër grupet më të dhunshme të Afganistanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot...
18:23 | 10/07/2026

Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve...
18:13 | 10/07/2026

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas përshkallëzimit të ditëve të fundit....
17:57 | 10/07/2026