Talibanët i ndalojnë hyrjen në Afganistan raportuesit të OKB-së

21 Gusht 2024 | 13:09

Talibanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, Richard Bennett, tha një zëdhënës i talibanëve për transmetuesin lokal, Tolo, duke e akuzuar mbikëqyrësin e të drejtave të njeriut për “përhapje të propagandës”.

Bennett u emërua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara më 2022 për të monitoruar situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan pasi talibanët morën pushtetin më 2021.

Bennett, që më herët ka thënë se trajtimi që talibanët u bëjnë grave dhe vajzave përbën krim kundër njerëzimit, ka bazën jashtë Afganistanit, por e ka vizituar këtë shtet disa herë për të hulumtuar rreth situatës për të drejtat e njeriut.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ende nuk ka komentuar për këtë vendim të talibanëve, e as Bennett.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të administratës talibane, Abdul Qahar Balkhi, i tha Reuters se Bennett “nuk ka mundur të marrë vizë udhëtimi për në Afganistan.

Ndërkaq, zëdhënësi i administratës talibane, Zabihullah Mujahid, më herët kishte deklaruar se talibanët respektojnë të drejtat e grave në bazë të interpretimit të tyre të ligjit islamik dhe traditave vendore. Ai tha për Tolo se Bennettit nuk do t’i mundësohet hyrja në Afganistan sepse “ai është emëruar për të përhapur propagandë në Afganistan. Ai ekzagjeron problemet e vogla dhe i përdor për propagandë”.

Tre vjet pasi trupat e huaja u tërhoqën dhe talibanët morën pushtetin, asnjë qeveri e huaj nuk i ka njohur zyrtarisht talibanët si udhëheqës të Afganistanit.

Pas rikthimit në pushtet, talibanët kanë tkurrur të drejtat e grave dhe vajzave. Shumica e vajzave mbi 12 vjeç nuk lejohet të vazhdojnë mësimin, ndërkaq gratë nuk lejohen të vizitojnë parqet dhe të udhëtojnë të pashoqëruara nga një burrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026