Taravari shpall kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shpalli këtë të enjte kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Taravari në këtë mënyrë bëhet politikani i parë i cili shpall zyrtarisht kandidaturën për president.
Në një deklaratë për media Taravari kërkoi mbështetjen e qytetarëve duke thënë se në RMV ka ardhur koha që më në fund të ketë dhe një president shqiptar.
“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardh koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari.
Por zgjedhja e një presidenti shqiptar në Maqedoninë e Veriut duket praktikisht e pamundur nëse ai nuk mbështetet nga një forcë politike maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit