“Ka shkelur statutin e partisë”- Kërkohet shkarkimi i Taravarit nga Kuvendi i ASH
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën kërkon shkarkimin kryetarit të partisë, Arben Taravari. Ky i fundit akuzohet se ka shkelur statutin e Partisë dhe vendimi do të merret më 18 shkurt
Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës kërkon shkarkimin e kryetarit të partisë Arben Taravari. Pas mbledhjes së Kuvendit Qendror në të cilin morën pjesë 108 nga 139 përfaqësues, u vendos që Taravari të shkarkohet për shkelje të statutit të partisë, megjithatë, fjalën e fundit e Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë i cili është thirrur për 18 shkurt.
Ndryshimi i ministrave nga Aleanca për Shqiptarët futi në konflikt kreun e partisë Arben Taravari dhe kryetarin i Kuvendit Qendror, Ziadin Sela, për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me opozitën shqiptare. Sela mbetet në Qeveri, ndërsa Taravari i është bashkuar Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
Kujtojmë se më 8 shkurt, nga ana tjetër u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë nga lideri i partisë, Arben Taravari, i cili i ka dhënë mbështetje këtij të fundit për bashkëpunim parazgjedhor me opozitën shqiptare, në mënyrë që të angazhohet “për të çuar BDI-në në opozitë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fati i “Aleancës për Shqiptarët” në RMV pas përçarjeve, Taravari flet për Euronews
- Ministri i Drejtësisë së RMV për Euronews: Taravari përçau Aleancën për Shqiptarët
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës