Targat dhe letërnjoftimet, Ukaj: Serbia e ka njohur de fakto pavarësinë e Kosovës

10 Janar 2024 | 20:11

Analisti Fidan Ukaj është shprehur se Serbia e ka njohur de fakto pavarësinë e Kosovës.

Komentet Ukaj i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se kjo ka ardhur me lejimin e udhëtimeve në territorin e Serbisë të qytetarëve të Kosovës, me letërnjoftime dhe targa të Kosovës.

Ukaj tha gjithashtu se edhe lejimi për qarkullim me pasaporta të Kosovës nga Spanja është një lajm i mirë, që mund të çojë në njohjen e Prishtinës zyrtare edhe nga vendi i 5-të i BE-së, që ishte pengesë për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Jo vetëm katërshja e BE që i njojti dokumentacionin e Kosovës, por tanimë edhe Spanja, e cila ishte edhe më hezituesja. Liberalizimi i Vizave nga Spanja ishte një lajm i mirë sepse edhe në pasaportën e Kosovës shkruan Republika e Kosovës.

Spanja dhe vende të tjera janë në rrugën e mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Po ashtu edhe Serbia, lejimi për qarkullim i qytetarëve të Kosovës me letërnjoftim dhe tani me targa në republikën e Serbisë, është rrugë për njohjen edhe de jure, jo vetëm defakto e pavarësisë.

Sepse me letërnjoftimet dhe target, unë mëndoj se Serbia e ka njohur defakto ekzistencën e një shteti të Kosovës. Lejimi për qarkullim me pasporta të Kosovës edhe nga Spanja, është lajm i mirë sepse mund ta përmbyllë njohjen nga peshshja e BE-së që ishte problem edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Ukaj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026

Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)

Një operacion kundër krimit të organizuar është zhvilluar në pika të ndryshme në Kosovës. Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës...
15:23 | 01/07/2026