Kur do e njoh Spanja Kosovën? Eksperti zbulon kushtin kryesor
Alejandro Esteso Perez analist politik, studiues dhe konsulent i specializuar për Ballkanin Perëndimor, ka folur në lidhje me njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e Spanjës.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, theksoi se njohja e pasaportave të Kosovës ishte diçka që nuk pritej.
Më tej ai theksoi se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në parim mbështet dialogun me Serbinë, ndërsa shtoi se Spanja e mbështet integrimin e Kosovës në BE.
Mes të tjerash ai nënvizoi se Spanja mund ta njohë Kosovën, vetëm nëse mes kësaj të fundit dhe Serbisë do të ketë një dialog.
“Ishte një lëvizje surprizë, por është diçka shumë pozitive, duke parë dhe të kaluarën e Kosovës. Njohja e pasaportave të Kosovës ishte diçka që nuk pritej. Mendoj se duke filluar nga 2024, qytetarët e Kosovës do lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Spanja e kuptoi që duhet të ndryshonte politikën e tyre dhe ta mbështesnin këtë masë që nuk cenon sovranitetin e Spanjës.
Jam pak skeptikë për njohjen e pavarësisë. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në parim mbështet dialogun me Serbinë. Kosova nuk është e njohur në politikën spanjolle. Tashmë ka ndodhur që zyrtarët kosovarë të marrin pjesë në takimet e ndërkombëtarëve. Ne duhet të jemi më pozitivë kundrejt procesit të anëtarësimit të Kosovës në institucionet evropiane, përfshirë NATO dhe Këshillin e Evropës.
Si shtet nuk duam të jemi një pengesë për integrimin e Kosovës. Spanja e ka deklaruar disa herë se përmes dialogut Kosovë-Serbi, Madridi do e mbështesë këtë proces dhe do ofrojë zgjidhje solide për t’i dhënë fund.
Mendoj se pozicioni i Spanjës në këtë çështje që nuk e njeh Kosovën aktualisht, së pari kemi një argument që qëndron që Spanja nuk i mbështet vendimet e njëanshme, në respekt të ligjit ndërkombëtar. Kjo është një nga qëndrimet kryesore që është mbështetur si nha e majta dhe e djathta spanjolle.
Pastaj ka dhe një frikë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të trazojë situatën e brendshme në Spanjë për më shumë autonomi ose më shumë pavarësi për rajonin e Katalonjës. Të hysh në çështjen e frikës apo të mohimit, mendoj se qeveria spanjolle ka frikë se si do të reagojnë qytetarët ndaj kësaj lëvizje. Njohja e Kosovës nga Spanja mund të vij vetëm pas një dialogu Kosovë-Serbi”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-drejtori i MEICO deklaratë për “Gërdecin”: Forcat e Armatosura janë përgjegjëse
- Kurti: Serbia me “metodat e Putinit” rrezik për Kosovën dhe vetë qytetarët serbë
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij