Tarifat shtesë të Trump, Komisioni Evropian: Dialogu është përparësi, jo përshkallëzimi
Komisioni Evropian ka deklaruar se prioriteti i BE-së është dialogu dhe jo përshkallëzimi. Kjo deklaratë vjen në përgjigje të kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa shtesë ndaj gjashtë vendeve të BE-së nga 1 shkurti, ndërsa ai shtyn përpara kontrollin e Grenlandës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po bën thirrje për një takim urgjent të udhëheqësve evropianë të enjten në Bruksel për të koordinuar përgjigjen evropiane.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp nga Komisioni Evropian, Komisioneri i Tregtisë Olof Gill theksoi se janë duke u zhvilluar konsultime intensive midis udhëheqësve të BE-së dhe Ursula von der Leyen. Sipas tyre një përshkallëzim i tensionit do të dëmtonte konsumatorët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut.
I pyetur nëse BE-ja po shqyrtonte vendosjen e tarifave ndaj SHBA-së, Olof Gill theksoi se BE-ja ka mjetet e nevojshme dhe është gati të përgjigjet, duke bërë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj ekonomike.
Zëdhënësi i Komisionit tha gjithashtu se nuk ka një takim të planifikuar midis Ursula von der Leyen dhe Donald Trump në forumin ekonomik të Davosit në ditët në vijim, pa përjashtuar megjithatë mundësinë e një takimi të tillë.
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit