English

Taulanda Jupi: Shqipëria e para në Europë për vrasjen e grave, dështim i qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretarja për gruan në Partinë Demokratike, Taulanda Jupi tha në një deklaratë për mediat de Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë për vrasjen e grave dhe të vajzave.

- Advertisement -

Ajo tha se 159 gra dhe vajza janë vrarë në Shqipëri gjatë 11 viteve të fundit, 19 prej tyre humbën jetën si pasojë e dhunës vetëm gjatë vitit 2023.

Ajo shoi se duke pasur parasysh këto të dhëna në Shqipëri është e nevojshme që institucionet të ndërhyjnë së pari me rishikimin e buxhetit me qëllim alokimin e fondeve të duhura për sigurimin e qendrave të pritjes të viktimave të dhunës dhe së dyti dhënien fund heshtjes dhe indiferentizmit dhe marrjen shembull nga Kosova që ka ndarë subvencione për të ardhurat e çdo gruaje apo vajze e identifikuar si viktimë e dhunës në familje për një periudhë 6-12 muaj.

Deklarata e plotë

Shqipëria renditet në vendet e para në Europë për vrasjen e vajzave dhe grave.

Njësoj si disa vite më parë raporti i publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për krimin dhe Drogën edhe raporti i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2023 e rendit Shqipërinë të dytën në Europën Qendrore për nivelin e lartë të viktimave gra dhe vajza dhe dhunës ndaj tyre.

Njësoj si disa vite më parë raporti i publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për krimin dhe Drogën edhe raporti i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2023 e rendit Shqipërinë të dytën në Europën Qendrore për nivelin e lartë të viktimave gra dhe vajza dhe dhunës ndaj tyre.

159 gra dhe vajza janë vrarë në Shqipëri gjatë 11 viteve të fundit, 19 prej tyre humbën jetën si pasojë e dhunës vetëm gjatë vitit 2023. Edhe në këtë fillimvit për fat të keq një grua, nënë e katër fëmijëve, e gjendur nën presionin psikologjik të dhunës dhe denigrimit të saj, e gjendur pa mbrojtje, pa mbështetje, pa rrugëzgjidhje, zgjodhi ti japë fund jetës së saj.

DËSHTIM – Ky është portreti i vërtetë i një qeverie pa vizion dhe pa vullnet politik për ta përballur këtë drame të shoqërisë shqiptare me vendimmarrje të drejta dhe reale kundër dhunës me bazë gjinore, një nga format më të përhapura të dhunës në Shqipëri ku viktima të saj janë nënat, motrat, gratë dhe vajzat shqiptare.

E gjithë “ngrehina” dhe propaganda ka përballë numrin e viktimave të dhunës në familje, 159 vajza dhe gra janë vrarë përgjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje, por për fat të keq çdo hallkë e shërbimit social shënoi dështime të vazhdueshme në mbrojtjen e viktimave nga dhuna sistematike si pasojë e mungesës së koordinimit dhe reagimit dhe në kohë të institucioneve përgjegjes të pushtetit vendor, qendror dhe agjensive ligjzbatuese.

ASNJË tolerim nuk duhet të bëhet jo vetëm për dhunuesit, por edhe për ata punonjës të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë që lejojnë dhunuesit të arrijnë tek akti i vrasjes, veçanërisht në rastet kur ky krim ka patur një kronikë të parashkruar.

I gjithë mekanizmi i referimit të dhunës duhet të ofrojë mbrojtje, kujdes emergjent të shëndetit fizik dhe mendor, akomodim të sigurt, këshillim psikosocial, shëndetësor dhe ligjor, mbështetje për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre.

Por realiteti dhe rekomandimet e gjetura nga organizatat ndërkombëtare tregojnë se  fondet e alokuara për adresimin, parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, në përgjithësi janë të pamjaftueshme dhe nuk përkojnë me nevojat reale financiare për të ndihmuar dhe mbështetur gratë dhe vajzat viktima të dhunës, së pari për të mbrojtur jetët e tyre dhe së dyti pë t’i ndihmuar ato të dalin nga qarku i mbyllur i dhunës në familje.

Partia Demokratike, duke e konsideruar dhunën ndaj grave dhe vajzave si një nga format më të rënda të dhunës dhe si një shkelje të drejtave themelore të njeriut, shpreh gjithë mbështejen dhe vullnetin për të ndërmarrë hapat e duhur dhe duke qëndruar pranë çdo gruaje e vajze që sot është viktimë e dhunës.

Në këtë kuadër e konsiderojmë imediate:

Se pari rishikimin e buxhetit me qëllim alokimin e fondeve të duhura për sigurimin e qendrave të pritjes të viktimave të dhunës si të vetmet zgjidhje që këpusin zinxhirin e dhunës dhe shpëtojnë jetë.

Së dyti dhënien fund heshtjes dhe indiferentizmit dhe marrjen shembull nga Kosova që ka ndarë subvencione për të ardhurat e çdo gruaje apo vajze e identifikuar si viktimë e dhunës në familje për një përiudhë 6-12 muaj muaj.

Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë vëmendje reale jo propagande, meritojnë, mbrojtje, kujdes meritojnë të kenë ëndrra dhe aspirata të tjera që shkojnë përtej të drejtës themelore për të jetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?