Të armatosim Moldavinë për ta mbrojtur nga Rusia, propozon Britania e Madhe
Moldavia duhet të pajiset me standardet e NATO-s që të jetë në gjendje të mbrohet nga një pushtim i mundshëm rus.
Kështu ka deklaruar sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, e cila ka nënvizuar se Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me aleatët për të ndihmuar vendet e vogla të vetëmbrohen.
Shefja e diplomacisë britanike deklaroi se ishte e qartë se pavarësisht suksesit modest në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin vazhdon të ketë ambicie për të krijuar një Rusi të madhe.
Moldavia, dikur një republikë sovjetike, ndodhet në kufirin jug-perëndimor të Ukrainës. Ajo nuk është në kufi me Rusinë, por ndodhet pranë disa rajoneve që aktualisht janë të pushtuara nga trupat ruse.
Moldavia nuk është anëtare e NATO-s, edhe pse më pak se dy javë më parë, pas pushtimit të Ukrainës, aplikoi për anëtarësimin në BE.
Një nga vendet më të varfra të Evropës, Moldavia është gjithashtu shtëpi e shumë ukrainasve etnikë dhe ka pritur mbi 437 mijë refugjatë që nga fillimi i luftës.
Presidentja Maia Sandu është një lidere pro-evropiane, por paraardhësi i saj Igor Dodon, i cili ka ende shumë mbështetës, ishte pro-rus.
Nga ana e saj, Moska mbështet separatistët që kontrollojnë rajonin Transnistria, ku ka rreth 1.500 trupa.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak