Të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha futen në “41 Bis”
Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha të dënuar me burgim të përjetshëm janë futur në regjimin e posaçëm ’41 biss’.
Nga të dhënat që ka siguruar Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve dhe nga verifikimet përkatëse të strukturave ligjzbatuese, janë ngritur dyshime se këta shtetas kanë patur komunikime dhe mbajnë kontakte me subjekte të krimit jashtë qelisë.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, urdhri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjes në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.
Ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa e të ndjerës e cila rezistoi, por që i riu e masakroi për vdekje me thikë. Ngjarja ndodhi më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, teksa mbeti e plagosur edhe kunata e viktimës.
Ndërkohë po verifikohen disa të dënuar të tjerë me rrezikshmëri të cilët dyshohet dhe ka të dhëna se vijojnë aktivitetin kriminal nga qelia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë