Të dielën në Euronews Albania nis ‘Unpublished’, cikël dokumentarësh mbi drejtësinë, krimin dhe aktualitetin

16 Maj 2020 | 08:21

Çështjet e drejtësisë, dosjet e krimit, hetimet, temat e lëna jashtë vëmendjes së publikut tashme do të publikohen, në ‘Unpublished’. Emisioni me i ri në Euronews Albania që vjen si një bashkautorësi e gazetarëve Eni Ferhati dhe Xhevahir Zhabina, nis këtë të diel.

Të pathënat e COVID-19 që nuk kurseu as sistemin e burgjeve, ndërsa informacionet për publikun ishin thuajse zero, janë në qendër të puntatës së parë. Për këtë ‘Unpublished’ në Euronews Albania do të sjellë materiale dhe dëshmi ekskluzive.

Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Eni Ferhati tregojnë më shumë jo vetëm për këtë temë, por edhe fokusin ku do të përqendrohet ‘Unpublished’.

“Shqipëria është në një periudhë ku zhvillimet janë nga më të larmishmet si reforma në drejtësi apo edhe lufta ndaj kriminalitetit. Në vëmendjen tonë do të jenë edhe ngjarje të bujshme të lëna në harresë”, thotë Xhevahir Zhabina

“Në fokus do të kemi edhe fenomene shqetësuese apo me interes për publikun. Ne synojnë ti japim audiencës një informacion më të thelluar lidhur me çështje konkrete, ku sigurisht do të udhëhiqemi nga parimi ALL VIEWS”, shton Eni Ferhati.

‘Unpublished’ do të transmetohet të mërkurën në orën 18.30 dhe të dielën në orën 20.40.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026