Të durosh dhunën për fëmijët, 15 vite tortura që imazhi i babait të mos mungonte

15 Dhjetor 2023 | 18:01

“Me jetën time kanë ndodhur shumë probleme, nuk kam pasur shkuarje të mirë me burrin, me rrihte, përditë me shante, fëmijëve u bërtiste, arriti që bëra fëmijë të dytë, nuk me donte, bëmë e tjetër fëmijë. Unë kam 3 fëmijë gjithsej, kam një vajzë e dy çuna, vajzën e kam 13 vjeç, fëmijën tjetër 7 vjeç, të voglin 5.

Në qoftë se do të duhej vetëm një fjali për të përkufizuar jetën e Lefteri Mydinit nga Erseka, do të ishte; “Të durosh dhunën për hir të fëmijëve”.

Lefterisë i është dashur të durojë për 15 vite, dhunën si fizike, psikologjike, të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh, vetëm që në sy të fëmijëve të saj, figura e babit të mos mungonte, e të mos tjetërsohej.

“Gjithë kohës dhunë kisha. Fjalë, shenja në fytyrë, shenja në trup, arriti që iku në Greqi që të punonte e mbante familjen, ai gjithsej dërgoi 160 euro për vajzën. Edhe vitin tjetër, gjeti grua tjetër, e une kam një e pak në proces gjyqësor”, rrëfen ajo.

Midis qindra paragjykimeve, fjalëve të njerëzve, Lefteria arriti të gjejë guximin ti thotë BOLL dhunës.  Sot është në proces gjyqësor, pasi ka kërkuar divorcin nga babai i fëmijëve të saj.

Megjithatë vuajtjet për nënën me 3 fëmijë, nuk u mbyllen me aq.

“Me vjen keq për fëmijët, për asgjë tjetër. Asgjë tjetër, veç për fëmijët. Dy kam unë, një ka ai. Të rrijë fëmija im me njerkën, me vjen shume keq. Kam ditë që nuk ja kam dëgjuar zërin vajzës, unë i bie telefonit, ai nuk e lë të hapë telefonin. Ai nuk është kujdesur as për djemtë, u sjell dy patatina, fëmijët nuk duan patatina, duan të hanë, duan ngrohje”, thotë Lefteria.

Lefteria jeton në kushte të vështira, pasi të ardhurat e vetme financiare janë 12 mijë lekë nga ndihma ekonomike dhe donacionet që lyp në kisha dhe xhami.

“Me sa kanë pasur mundësi më kanë ndihmuar këta të kishës, me ka dhënë kryqi I kuq. Me çfarë rroj, me këto ndihmat, 120 asistencë. Shumë vështirë, shtëpia ime është e ftohtë, fut ujë, dru nuk kam, kam mbledhur para një muaji ca shkarpa, të shkoj në punë, me ke ta le fëmijën 5 vjeç. Aq dua për të, ushqim e shtëpi, asgjë tjetër”, tregon ajo.

Gruaja e dhunuar, me shenja në trup e më shumë në zemër, sot jeton me qira në një banesë që nuk e meriton këtë emërtim. Gjithçka kërkon, është ushqim për fëmijët dhe strehë, që të vegjlit e saj, të rriten si të tjerët, në një jetë normale

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026