U arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes, lihet në burg ish-drejtori i burgut 

5 Dhjetor 2023 | 10:27

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Durim Toskën, ish-drejtor i burgut të Fushë-Krujës i arrestuar 2 ditë më parë me akuzën e dhunës në familjes.

Burime bëjnë me dije se avokatët e 52-vjeçarit kanë kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e Korçës.

Durim Toska u shkarkua nga detyra nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cenimin e kritereve etike e ligjore.

Ai u vu në pranga nga policia e Pogradecit të shtunën me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026