Nga tymueset te përplasja me policinë, aktivistja e PSD flet për dhunën në protestë
Teuta Rusta, nga Partia Social Demokrate e Kosovës ishte këtë të enjte e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth përplasjeve me policinë gjatë protestës së ditës së djeshme.
Ajo tha se ditën e djeshme, policia ka dhunuar jo vetëm protestuesit por edhe gazetarët. Sipas saj ata u përpoqën që të ndalonin mundësinë e filmimit nga mediat. Rusta tha se nuk ka pasur asnjë polic të lënduar gjatë përplasjeve, ndërsa janë gjashtë anëtarë të arrestuar.
“Ato janë vegla që i përdorin tifozët, janë tymuese. ato të tjerat kanë qenë mjete piroteknike që bëjnë vetëm zhurmë, nuk shkaktojnë dëme.
Ne i kemi hedhur vetëm në tokë, i kemi lënë të rrëshkasin në tokë, asnjë polic nuk është lënduar nga ato, ndërkohë që kemi gjashtë anëtarë të arrestuar dhe gazetarë të lënduar. Bilanci i fundit tregon raportin e forcës që është përdorur. Kjo nuk është hera e parë që ne kemi përdorur tymuese. Nuk dëmtojnë asgjë”,-tha Teuta Rusta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet kreu i PSD në Kosovë, gazetari zbulon detaje nga protesta e dhunshme
- Protesta kundër Gjykatës Speciale, reagon PSD: Trëndafilova nuk është e mirëseardhur
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë