Të dyshuar për masakrën e Dobraçit, dorëzojnë armët Troshani dhe Sakica
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica që u vetdorzuan dy ditë më parë në policinë e Shkodrës kanë dorëzuar dhe dy armë zjarri. Sipas burimeve te Euronews Albania Sakicaj ka dorëzuar një pistoletë ngjyrë të zezë me mbishkrim Glock me krehër në dukje armë zjarri.
Po te njëjtat burime bëjnë me dije se edhe shtetasi Samuel Troshani dorëzoi një armë zjarri në dukje kallashnikov me dy krehera të lidhur me njeri tjetrin. Këto armë zjarri janë dërguar në laboratorin e policisë shkencorë për ekzaminim.
Burime shtojnë se këto armë zjarri dyshohet se janë të kategorisë sportive dhe jo në gjendje teknike për të kryer qitje municioni.
Dy personat janë me masë sigurie për një sherr të ndodhur në Shkodër ku u dhunua Vladimir Bruçi dhe pritet të dalin para Gjykatës se Shkodrës.
Ata janë marrë në pyetje edhe për masakrën e Dobraçit por kane mohuar përfshirjen duke patur edhe alibi për vendodhjen e tyre ditën e ngjarjes.
Kujtojmë se atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë