Të huajt kërkojnë punë në Vlore, mbi 2000 aplikime gjatë këtij vitit

7 Nëntor 2024 | 19:36

Nga viti në vit Vlora po ndryshon strukturën e shërbimit në turizëm, duke kërkuar fuqi punëtore nga shtete të tjera. Këtë fakt e tregon numri në rritje i të huajve që bëjnë aplikime për leje qëndrimi në zyrat e drejtorisë rajonale të Vlorës.

“Mbi 2000 shtetas të huaj kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me leje qëndrimi unike pranë zyrave të AKPA Vlorë, një pjesë e tyre janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit”,- tha Algert Harizi,  gazetar i Euronews Albania.

Në dhjetë muajt e këtij viti, aplikimit janë 3-fishuar për leje qëndrimi. Specialistja e migracionit në Vlorë shpjegon me detaje procedurën që ndjekin të huajt.

“Ne trajtojmë vetëm pjesën e miratimit të punësimit si dokument pune që u duhet këtyre shtetasve për t’u pajisur me leje unike. Kryesisht aplikimet kanë qenë nga vende si Turqia, Egjipti, Myanmari, Uganda”, Gjinovefa Xhori, specialiste e migracionit.

Kërkesat më të shumta kanë qenë gjatë periudhës së verës, çka nënkupton se shumica shfrytëzojnë sezonin turistik për tu punësuar.

“Kulmi i këtyre aplikimeve ka qenë rreth periudhës maj-gusht; periudha korrik-gusht ka qenë fluksi më i madh i aplikimeve, dhe këto aplikime kanë qenë kryesisht në sektorët e turizmit, fasonerisë, ndërtimit dhe peshkimit. Po, një pjesë e tyre që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe dokumentacionin përkatës janë refuzuar si aplikime”,-tha Gjinovefa Xhori, specialiste e migracioni.

Mungesa e forcës punëtore ka detyruar shumë biznese të kërkojnë punëtorë jashtë vendit, kjo ka sjellë rritjen e kërkesave për t’u pajisur me leje qëndrimi unike në Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026