Të huajt që kërkojnë azil në Shqipëri, INSTAT: Bien me 95% kërkesat
Të huajt që kërkojnë azil në Shqipëri kanë qenë të pakët në vitin që lamë pas.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në 2022 janë regjistruar vetëm 125 kërkesa, përkundrejt 2.533 azilkërkuesve që janë regjistruar në vitin 2021. Duke shënuar një rënie rekord prej 95%.
Pas shtetasve afganë, për herë të parë të huajt nga Ukraina kanë zëvendësuar shtetasit nga Siria për numrin e lartë të kërkesave për azil.
Por teksa numri i të huajve që kërkojnë azil në Shqipëri ka ardhur në ulje, e kundërta ndodh me ata që kanë fituar shtetësinë shqiptare.
Të dhënat tregojnë se vitin që lamë pas 1.527 persona kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 115%, krahasuar me vitin 2021.
Meshkujt janë ata që dominojnë në kërkesat për fitimin e shtetësisë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare 85,1% e kërkesave e përbëjnë ata me origjinë nga Kosova, 4,3% me origjinë nga Turqia dhe 2,1% me origjinë nga Italia.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve