Të huajt s’i ndahen Sarandës, operatorët të surprizuar me sezonin në vjeshtë

22 Tetor 2024 | 17:56

Edhe pse muaji tetor po shkon drejt fundit, në plazhet e Sarandës shikon ende turistë të huaj.

Sipas operatorëve turistikë, muaji tetor ishte i prenotuar në masën e 40% të kapaciteteve, çka tregon se sezoni turistik është zgjatur në kohë. Turistët janë kryesisht të huaj dhe të organizuar në grupe të moshave të mesme dhe të treta.

Por mes tyre gjen edhe të rinj që kërkojnë rrezet e diellit në këtë fund tetori.

“Unë quhem Safeni, punoj në Mbretërinë e Bashkuar, por jam nga Filipinet. Erdhëm për pushime ne tetor sepse ishte ditëlindja e shoqes time, dhe ne donim të shkonim diku së bashku. Po shpresonim shume të gjenim pak diell, por mesa duket nuk ka. Për sa i përket çmimeve jam ende duke kuptuar valuten. Ndërsa ushqimi është fantastik, darkuam mbrëmë në një restorant dje ushqimi ishte shumë i mirë. Do të qëndrojmë këtu gjithsej 4 ditë”, thotë një turiste e huaj.

Edhe pse moti nuk ka favorizuar pushimet e turistëve në nisje të vjeshtës sërish ata thonë se Saranda është një destinacion I bekuar.

“I ngjan Backhome në Filipine, me male dhe det. Unë vij nga një vend tropikal ,dhe kur erdha këtu moti nuk ishte shumë i mirë. Do të shkojmë fillimisht në Syrin e Kaltër, dhe pastaj ndoshta do të provojmë të notojmë, është ftohtë por ndoshta e bëjmë këtë për eksperiencë. Saranda është një vend i mirë, për pushime une do e rekomandoja. Miqtë e mi ishin këtu disa muaj më parë, dhe ata ma sugjeruan që të kaloja ditëlindjen këtu, është vend i bekuar”, shprehet një tjetër.

Në bazë të numrit të turistëve që priti këtë vit Saranda, operatorët tregojnë se pritshmëritë ishin të larta, por ata janë të surprizuar me vjeshtën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026