Të huajt zgjedhin Vlorën për të punuar: Do jetojmë këtu deri sa të marrim pasaportën

9 Mars 2025 | 12:38

Të huajt nuk e zgjedhin më Vlorën vetëm për të pushuar, por një numër i lartë i tyre zgjedhin të punojnë. Ata paraqiten çdo ditë në zyrën e emigracionit, ku marrin lejen e qëndrimit për të punuar në sektorë të ndryshëm në qytetin e Vlorës.

Në zyrën e migracionit që ndodhet në portin detar të Vlorës takojmë shtetas të huaj nga Turqia, Australia, por edhe Italia.

Ata thonë se kanë ardhur në Vlorë për të punuar apo për të jetuar përgjithmonë, teksa tregojnë edhe arsyet përse kanë zgjedhur qytetin.

Shumë prej tyre jetojnë prej vitesh në qytet ndërsa të tjerë vijnë për herën e parë.

“Unë jam nga Australia. Ne jemi këtu sot për të marrë lejet e qëndrimit. Ne do të jetojmë në Shqipëri. Zgjodhëm Vlorën sepse na pëlqen shumë qyteti. Ka shumë hapësirë dhe është shumë bukur në verë këtu. Njerëzit janë shumë miqësor këtu. Ne jemi në atë pjesë të jetës që duam më shumë pushim ndaj kemi nevojë për pushim. Ne kemi planifikuar tashmë të jetojmë këtu për 7 vitet e ardhshme derisa të marrim pasaportën. Ne kemi investuar këtu në disa prona, por ende jo në biznes, jemi duke e menduar këtë gjë, ndoshta në të ardhmen”, thotë një prej tyre.

“Më pëlqen shumë shumë Vlora. Qyteti këtu dhe njerëzit. Jetojmë këtu prej 4 vitesh dhe ndihemi shumë mirë. Vijmë për të jetuar këtu nga veriu i Italisë dhe jemi përkohësisht në Vlorë. Mes Italisë dhe Vlorës zgjedhim Vlorën prandaj jemi këtu”, shprehet një tjetër.

Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e kufirit dhe migracionit, 1400 shtetas të huaj janë rezidentë në Vlorë. Ata posedojnë sot një leje qëndrimi apo pasaportë. Mbi 1600 ka qenë numri i kërkesave të reja për leje qëndrimi vetëm përgjatë vitit 2024. Mbizotërojnë kombësitë si Filipinet, India, Turqia, Indonezia, Bangladeshi por nuk mungojnë as europianët ku të shumtë janë italianët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026