Të injektuarve me Sinovak dhe Sputnik s’u njihet pasaporta e vaksinimit në Itali, thotë mjeku
“Personat nga Shqipëria, që janë injektuar me vaksinat kineze dhe ruse nuk u njihet pasaporta e vaksinimit në Itali”. Kështu deklaroi për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania mjeku shqiptar në Itali, Taned Demaj.
Ai sqaroi se shqiptarët që janë vaksinuar me Sinovak dhe Sputnik, pas datës 6 dhjetor nuk mund të futen në asnjë ambient të mbyllur në shtetin italian.
Mjeku vuri theksin edhe tek kombinimi i vaksinave për dozën e tretë anti-COVID.
“Këtu në Itali Astrazeneca nuk po injektohet më. Më shumë ka injektime Pfizer ose Moderna. Moderna bëhet me gjysmë doze për ata që janë vaksinuar me Pfizer dhe J&J”, tregoi mjeku.
Z. Demaj sqaroi më tej se limiti për të marrë dozën e tretë është nga 6-9 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
“I gjithë personeli shëndetësor në Itali e ka me detyrim me ligj që të ketë dozën e tretë, ndryshe nuk shkojnë në punë. Është futur ligji i super-pasaportës së vaksinimit. Duhet të jetë i vaksinuar, jo me tampon negativ për t’u futur edhe në tren”, tha ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin