“Të jetë familjar, punëtor dhe efiçent”, çfarë vlerësojnë më pak shqiptarët tek një deputet
Efiçenca, të punuarit fort dhe të qenit familjar, janë ndër cilësitë që shqiptarët shohin si më pak të rëndësishme deputetët.
Kjo rezultoi nga sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë MRB në lidhje me cilësitë që sipas qytetarëve duhet të ketë një deputet.
Të pyetur se kush janë “tre cilësitë më të rëndësishme që duhet të ketë një deputet”, vlerësimet më të pakta shkuan për:
- Të jetë familjar – 5.9%
- Të punojë fort – 4.2%
- Të jetë efiçent – 0.7%
Këto cilësi u renditën shumë më poshtë se cilësitë që kishin të bënin me pastërtinë e figurës si “të mos jetë i korruptuar e të mos ketë lidhje me krimin”, “të jetë afër problemeve të njerëzve në zonë”, apo “të jetë njeri me integritet”.
- Të jetë mendje-hapur – 9.8%
- Të jetë besnik me partinë që përfaqëson – 9.7%
- Të ketë përvojë në biznes – 6.8%
- Të ketë përvojë në politikë – 6.3%
Metodologjia
Sondazhi i tretë i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB u zhvillua në periudhën 25 shkurt – 9 mars në shtrirje të 12 zonave elektorale në nivel kombëtar. 1600 persona me të drejtë vote u pyetën lidhur me vendimet e tyre për zgjedhjet parlamentare.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës