Të kërkuar për vrasje, korrupsion dhe trafik droge! Një ekstradim drejt Shipërisë, dy në Gjermani dhe një Britani (EMRAT)

28 Maj 2026 | 11:22

Gjatë kësaj të enjteje janë regjistruar disa zhvillime në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi, me ekstradime nga Italia, Shqipëria drejt Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga Italia në Shqipëri është ekstraduar shtetasi Sueld Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas hetimeve, në vitin 2020 ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë ka trafikuar rreth 2 kilogramë kokainë në Itali, ndërsa në vitin 2021 dyshohet për një tjetër rast të trafikut të rreth 932 kilogramëve kokainë në të njëjtin shtet.

Ndërkohë, nga Shqipëria është ekstraduar drejt Gjermanisë shtetasi Roy Garin, 43 vjeç, banues në Izrael. Autoritetet gjermane kishin lëshuar urdhër-arresti ndaj tij për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Mashtrimi me shuma të mëdha”, në lidhje me 33 raste të dyshuara.

Gjithashtu, drejt Mbretërisë së Bashkuar është ekstraduar shtetasi Altin Shehu, 34 vjeç. Ai kërkohej nga autoritetet britanike pasi Gjykata e Kentit të Veriut i kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprën penale të “vrasjes”.

Autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare vijojnë bashkëpunimin në kuadër të operacioneve të ekstradimit dhe goditjes së krimit të organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026