“Të mërkurën VKM në Kuvend”, Lame: Ka pasur abuzime me pronat shtetërore

23 Janar 2023 | 11:02

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame është shprehur se pasi kanë bërë regjistrimin e pronave private tashmë do të fokusohen të pronat shtetërore tek të cilat sipas tij ka pasur abuzime.

Në një dalje për mediat, ai bëri me dije se prona shtetërore është dëmtuar ndër vite ndërsa shtoi se ky abuzim ka ndodhur për shkak se kjo pronë nuk ka qenë e regjistruar.

Ai tha ndër të tjera se nga 260 mijë prona shtetërore në Shqipëri, 115 mijë prej tyre janë transferuar institucioneve qendrore ndërsa vetëm 20 mijë të regjistruara në Kadastër.

Lame theksoi se të mërkurën në Kuvend do të kalojë një VKM për përditësimin e pronave publike.

“Pasi kemi regjistruar pronat e qytetarëve, jemi fokusuar te pronat shtetërore. Jemi koshient të gjithë se çfarë ka ndodhur me pronën shtetërore.

Prona shtetërore është dëmtuar ndër vite. Rastet e abuzimit janë të pafundme. Ky abuzim ka  nisur për shkak të mos regjistrimit të pronës shtetërore. Kryesisht është abuzuar me pronën shtetërore që ka pasur shumë hapje në territor.

Duke qenë prona të paregjistruara qoftë Komisioni i Kthimit të Pronave qoftë Gjykatat, kërkonin informacion te IZRPP, kjo thoshte skam asgjë të regjistruar dhe këto komisione apo Gjykata vazhdonin të vepronin në terren duke thënë se kjo nuk ka pronë të regjistruar dh mund të vazhdohet me privatizimin e tyre.

Nga viti 2020 deri më sot kemi arritur të identifikojmë rreth 260 mijë prona shtetërore në Shqipëri.  Prej këtyre rreth 115 mijë prona, janë transferuar institucioneve qendrore dhe vendore. Vetëm 20 mijë janë të regjistruara në Kadastër. Të mërkurën në qeveri do të kalojë një VKM për përditësimin e pronave publike. Kjo VKM do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona. Do të krijohet regjistri për regjistrimin e pronës shtetërore”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026